728 x 90 Leaderboard

Si ta rrisni në shtëpi në një vazo të vogël me avokado

Avokadot janë rreth e rrotull nesh! Këto fruta të vegjël janë përfshirë së fundmi tek ushqimet më të shëndetshme, por fatkeqësisht shumë të shtrenjtë.

Avokado, përveç shijes së mirë përmban elemente shumë të ushqyeshëm si vitamina E, C, K, B5, B6 dhe potasium.

Ndaj sa më shumë vlerë merr ky ushqim aq më i lartë bëhet çmimi në treg, prandaj ne ju sugjerojmë ta rrisni vetë në shtëpi, madje dhe në mënyrë organike:

Duhet të pastroni mirë një farë avokadoje. Më pas ngulini 4 kunja dhëmbësh në mënyrë të barabartë duke lënë gjysmën e poshtme të paprekur.

Futeni farën në një enë me ujë, ku të jetë zhytur rreth 2.5 cm. Kunjat e dhëmbëve do t’a lejojnë të qëndrojë mbi gotë.

Lëreni në një vend të ngrohtë, direkt me rrezet e diellit dhep 2-6 javë derisa rrënjët të jenë rritur rreth 15 cm. Më pas e prisni në 7.5 cm dhe prisni sa të rriten sërish në 15 cm dhe të shihni gjethe.

Duhet të gjeni një vazo ose enë me diametër 25 cm, me vrimë në fund për drenazh dhe t’a mbushni me dhe’ të fortifikuar me lëndë të ushqyeshme. Lini një vrimë në majë të farës dhe vendoseni aty. Mos e mbillni shumë thellë, gjysma e farës duhet të mbetet mbi dheun.

Mbajeni në vend me dritë dhe ujiteni shpesh. Në rast se nuk e ujisni sa duhet gjethet bëhen të thata dhe kafe. Ndërsa në rastet e mbiujitjes gjethet varen dhe bëhen të verdha. Në disa raste nevojiten pak vite që të fillojë të japë fruta./tesheshi.com/

Related posts