Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Sanders i kërkon Rusisë të mos e “ndihmojë” atë në fushatë

Kandidati presidencial demokrat, Bernie Sanders, paralajmëroi Rusinë që të mos ndërhynte në zgjedhjet e SHBA pasi zyrtarë amerikanë i thanë që Moska po përpiqej të ndihmojë fushatën e tij.

“Komuniteti i inteligjencës po na thotë se po ndërhyjnë në këtë fushatë, tani, në vitin 2020. Dhe unë i them Z. Putin: nëse do të zgjidhesha president, më beso, nuk do të ndërhyshit më në zgjedhjet e SHBA”, u tha Sanders gazetarëve në Bakersfield, California.

Sanders, 78 vjeç, një socialist demokrat nga Vermonti, pritet të jetë kandidati demokrat për Presidencialet e vjeshtës.

Të premten, The Washington Post citoi njerëz të njohur me këtë çështje që thoshin se zyrtarë të SHBA i kishin thënë Sanders për përpjekjet ruse dhe gjithashtu kishin informuar për këtë edhe Presidentin Trump dhe ligjvënësit.

Ende nuk është e qartë se çfarë forme është ndihma ruse, shkruan gazeta.

Një burim i kongresit konfirmoi se zyrtarët e inteligjencës u thanë ligjvënësve se Rusia duket se është angazhuar në një fushatë dezinformimi dhe propagande për të forcuar fushatat e Sanders dhe Trump.

Por Kremlini mohoi që Rusia po ndërhynte në fushatën presidenciale të SHBA për të forcuar shanset e rizgjedhjes së Trump. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts