Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SAGA/ Tjetër drejtor për Kadastrën e Vlorës, Lame për 7 të dorëhequr: më mirë barsoletë se sa tragjedi!

Kreu i Kadastrës Artan Lame, njeriu që i ka vënë vetes detyrë të mbyll njëherë e e mirë odisenë e legalizimeve, por mbi të gjitha atë të pronave, komentoi sërish sagën e drejtorëve të dorëhequr të Kadastrës së Vlorës, gjithsej 7 sosh në 10 muaj, e paparë në historinë e shtetit shqiptar e ndoshta jo vetëm.

Për Lamen, i cili prezantoi drejtorin e 8-të, kjo është vërtet një barsoletë, por më mirë e tillë se sa tragjedi.

Është kthyer në barsoletë çështja e drejtorëve të Vlorës, por më mirë në barsoletë sesa në tragjedi”, tha Lame.

Drejtorin e ri (Andi Binaj) e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme.

Ai do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem çdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqituni”, tha njeroi që drejton Legalizimet dhe Kadastrën.

Nga ana tjetër, drejtori i ri, tha se “duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali: të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës”. 

Për Lamen, “Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme”.

“Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet”, theksoi Lame. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts