728 x 90 Leaderboard

Robert Ndrenika: le ta dijë bota mbarë, jam për Teatër të ri Kombëtar

Aktori i njohur Robert Ndrenika, i qenë në krye të atij grupimi artistësh që u pozicionuan kundër prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugën një të riu, është ndjerë i sulmuar brenda familjes së vet artistike, mu prej arritjes së një pakti me kryebashkiakun Veliaj, që i hapë rrugë të riut në vënd të të vjetrit. Ndaj, ai zgjedhur të sqarojë kritikët mbi zgjedhjen e tij, duke thënë:

“Le ta dijë dhe ‘tan bota mbarë’! Kam qenë (prej vitesh) dhe jam për një Teatër Kombëtar të ri dhe bashkëkohor, të cilin e ka për Detyrë ta bëjë shteti shqiptar (paratë le t’i marrë ku të dojë, ndoshta dhe atje ku i merrte Josif Broz Tito)! Këtë gjë nuk e kam mbajtur të fshehtë, por ua kam bërë të ditur prej kohësh kolegëve të mi, por kur ka qenë rasti dhe në opinionin publik.

I vetmi lëshim që kam bërë ditët e fundit është se kam pranuar PPP-në, me kushtin e vetëm që përveç godinës (teatër) që do të ndërtohet në favor të PPP-së, nuk do të lëshohet asnjë centimetër katror nga TOKA e TEATRIT KOMBËTAR!”, shkruan aktori Robert Ndrenika. /tesheshi.com/

 

Related posts