728 x 90 Leaderboard

Rivalitetet greko-çame: Idrizi afrohet me Bashën, shqetësohet Dule

Ikja e PDIU-së drejt koalicionit opozitar si duket e ka trazuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule. Ky i fundit, i larguar nga Rama mu prej mbajtjes pranë të Shpëtim Idrizit të çemërve, të cilin e bëri dhe n/kryetar Kuvendi, siç dhe Dulen, shkoi drejt PD-së në aleancë, deri dhe në shpalljen e një armiqësie të hapur me kreun e mazhorancës.

Por tani që Idrizi po afrohet me PD-në, Dulen nuk e mban sërish vendi. Ndaj, ai u takua me Bashën, duke lëshuar më pas këtë deklaratë, ku nën reshta jepte të kuptuar se mund të prishej porsi me Ramën, nëse afronte Idrizin.

“Flasim për një axhende politike aktuale, jo për hamendësime. PBDNJ është një parti që ka prioritetet e veta. Për aq kohë sa prioritetet e veta kryesore janë në afinitet me një forcë tjetër politike, natyrisht që vazhdon bashkëpunimi. Që nga momenti që nuk ekziston kjo bazë e realitetit të zhvillimeve politike, atëherë mungojnë premisat për një gjë të tillë”, u shpreh Dule.

Dy ditë më parë, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, shpalli kalimin me koalicionin opozitar, duke gjykuar se mazhoranca e la mënjanë çështjen çame. /tesheshi.com/   

Related posts