Risia: tradita shmang cullakërinë në mbrëmjet e maturës

Kjo e tanishmja është dhe stina e mbrëmjeve të maturës, të cilat për shijet e pjesës konservatore të shoqërisë, janë të papërtypshme. Kjo për shkak të cullakërisë së shfaqet ndër çika, nëse do i referohemi gegnishtes në përcaktimin e “paudhësisë” që shoqëron organizime të tilla.

Mbrëmjet e maturës shndërrohen në sfilata mode në ambiente publike, ku veshjet, sidomos ato të femrave, paraqesin në fakt një “zhveshje” në nivelin e lartë të provokimit. Ndaj dhe zëra të traditës konservatore në shoqëri, janë lëshuar fort vitet e fundit me apele kundër përfshirjes në organizime të tilla, ku sipas tyre ka një rrëshqitje të frikshme drejt degjenerimi moral.

Gjithsesi, edhe mbrëmet e maturës përbëjnë në vetvete një traditë, pasi ato trashëgohen ndër vite si rituale rinore, ndonëse në këto të fundit kanë pësuar dhe një “hapje ndaj botës” me llojin e sfilatave, që po me gjuhën e konservatorëve, gjithnjë në gegnisht, quhet cullakëri.

Por një risi është shfaqur së fundi, në disa mbrëmje të organizuara, sidomos në Kukës, ku një maturante është shfaqur e veshur me kostum popullor, duke u shoqëruar nga gjyshi – në rolin e princit të kaltër – po ashtu i veshur popullorçe. Kjo ka bërë që në rrugët e qytetit, aty ku kanë sfiluar maturantët para mbrëmjes së tyre, të shfaqet një interes i madh qytetar, deri në menaxhimin e situatës nga policia.

Po kështu, edhe në disa mbrëmje mature tek shqiptarët e Malit të Zi, është shfaqur i njëjti fenomen. Vajza të hajthme, në lulen e moshës, në vend që të dalin cullak syve të dynjasë, janë preferuar të vishen me kostum kombëtar, për ta shpalosur hijeshinë e tyre më tepër në terma nacionale sesa sensualë.

Kështu pra, është shqiptaria ajo që në disa raste, ka shmangur cullakërinë e “frikshme” në mbrëmjet e maturës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts