728 x 90 Leaderboard

Rikthimi i UNMIK-ut në Kosovë: a e delegjitimon kjo pavarësinë?!

Nga Blendi Gashi

Republika e Kosovës, tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, pritet që të përjetojë disfatën më të madhe në përpjekjen për t`u legjitimuar si shtet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raportohet se do ta ringjallë misionin e saj në Kosovë, UNMIK. Kjo, nëpërmjet rimarrjes së kompetencës për të trajtuar rastet që kanë të bëjnë me krime të luftës.

Sipas raportimeve në mediet kosovare, burime diplomatike në Nju-Jork kanë bërë të ditur se po miratohet plani për riorganizimin e UNMIK-ut dhe ristrukturimin e tij, duke i rikthyer shumë nga kompetencat ekzekutive që ishin bartur te institucionet e Kosovës dhe tek EULEX-i pas shpalljes së pavarësisë dhe pas përfundimit të fazës transitore të pavarësisë së mbikëqyrur.

Një fuqizim i tillë nënkupton heqjen e kompetencave nga Misioni për Sundimin e Ligjit, EULEX-i..

Por ndërsa sinstitucionet e Kosovës mohojnë një gjë të tillë, misioni i UNMIK-ut në Kosovë, javë më parë ka marrë hapësira të reja për vendosjen e stafit.

Zëra publikë në Kosovë thonë se rifuqizimi i UNMIK-ut do të nënkuptonte zbehje të dukshme të shtetësisë së Kosovës.

Hajredin-Kuci

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë për mediat se UNMIK-u e ka përfunduar mandatin në Kosovë në vitin 2008 dhe se ajo pjesë e mbetur e këtij institucioni ndërkombëtar duhet të shuhet – dhe të ketë zyrë të OKB-së si në çdo vend tjetër.

Asnjë mandat shtesë nuk mund ta ketë dhe çdo transferim të kompetencave në fushën e drejtësisë nga EULEX-si duhet dhe do të bëhet tek institucionet vendore”, ka thënë Kuçi.

tome gashi

Avokati i njohur, Tomë Gashi nuk beson se mund të ndodh rifuqizimi i UNMIK-ut pasi thotë për shumë arsye, por kryesorja sipas tij është se Kosova ka shpallur pavarësinë, dhe kjo zyrë është shuar pasi ka pasur mandat vetëm 5-vjeçar pas shpalljes së pavarësisë.

Rifuqizimi i UNMIK-ut, do të ishte në disfavor të pavarësisë së Kosovës dhe një gjë të tillë nuk do ta lejonte as Kosova, as SHBA dhe shtetet tjera me të cilat vendi ynë ka koordinuar shpalljen e pavarësisë”, ka deklaruar avokati Gashi për portalin tesheshi.com.

rizasmakaa

Eksperti i çështjeve juridike-kushtetuese, Riza Smaka ka thënë për tesheshi.com se rifuqizimi eventual i UNMIK-ut përveç që është në disfavor të disa  autoriteteve publike të vendit tone por edhe EULEX-it, si mision i sundimit të ligjit në Kosovë, mund të ndodh pas dështimeve të njëpasnjëshme të Qeverisë aktuale.

Gjithsesi për vendin tonë rifuqizimi i autorizimeve funksionale të UNMIK-ut, pashmangshëm do të manifestohej esencialisht në degradim të konsideruar të sovranitetit të tij, ndryshe të pranuar për shtet të pavarur nga më shumë se 100 shtete bashkëkohore.  Përderisa kryeministri Isa Mustafa nuk e përfillë dhe e përdhos shumë herë Kushtetutën e vendit tonë, pashmangshëm rezulton edhe konkludimi se shteti ynë nuk është serioz as funksional dhe si i tillë postulon ndërhyrje ndërkombëtare në autorizimet e tij, në këtë rast në favorin e UNMIK  ut”, thotë profesor Smaka. /tesheshi.com/

Related posts