Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rezultate inkurajuese të testit për vaksinën e Oxfordit

Rezultatet e para të testimit të vaksinës së koronavirusit, në zhvillimin e së cilës po bashkëpunojnë Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, kanë treguar se përgatitja stimulon një reagim të fortë të sistemit imunitar tek të moshuarit.

Financial Times ka mësuar nga burime të besueshme se studiuesit u inkurajuan pasi vaksina e re u tregua se shkakton një përgjigje të fortë imune tek të moshuarit, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj formave të rënda të COVID-19 dhe me rrezik të lartë të vdekjes.

Testet e para treguan se vaksina e re shkakton një përgjigje të fortë imune në popullatën e moshës 18 deri në 55 vjeç.

Një artikull në Financial Times paralajmëron se disa studiues kanë treguar që testet nuk janë një garanci se vaksina mund të konsiderohet patjetër e sigurt dhe efektive për pacientët e moshuar.

AstraZeneca, e cila po punon për një vaksinë kundër COVID-19 me Universitetin e Oksfordit, mendohet se është më afër zbulimit të suksesshëm të një vaksine të besueshme anti-koronë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts