reklama juaj ketu
reklama juaj ketu

Refugjatët: bien temperaturat, qindra njerëz flenë në qiell të hapur, bllokuar në kufi

Netë me radhë, kanë fjetur në qiell të hapur, brenda rrethimit apo jashtë tij në stacionin e trenave në Tovarnik, në Kroaci duke pritur për mjetet që do i transportojnë në kufirin me Hungarinë ose Slloveninë.

 

Kjo është situate me qindra njerëz të bllokuar në udhëtimin e tyre drejt veriut të Europës, ndërsa refugjatë të tjerë mbërrijnë përditë nga Greqia dhe Maqedonia.

 

Temperaturat po bien, duke e bërë udhëtimin akoma edhe më të vështirë, sidomos për ata që udhëtojnë me fëmijë.

Kampi në Opatovac mban 4 mijë persona, e është ngritur si një pikë pritjeje, por tashmë refugjatët e shohin atë si një burg, një pengesë drejt destinacionit të dëshiruar, Gjermanisë.

 

Kroacia është e tejmbushur nga fluksi i refugjatëve që kalojnë kufirin nga Serbia.

Mbi 2 mijë refugjatë kalojnë kufirin përditë e Kroacia është shndërruar në pikën kryesore hyrëse për në Bashkimin Europian.

 

Me hyrjen e vjeshtës, ka shqetësime sesi do të menaxhohet fluksi i refugjatëve, për më tepër në rast të bllokimit të fluksit në kufirin me Slloveninë apo Hungarinë.

Fotografitë tregojnë kalimin e refugjatëve nëpër fusha, rrugë e pa rrugë dhe sesi e kalojnë natën në qiell të hapur, disa edhe pranëve varrezave.

Qindra refugjatë janë të bllokuar në “tokën e askujt”, një rrugë 800 metra midis dy pikëkalimeve kufitare. Ata presin të kalojnë në kaëin e Opatovacit.

Lodhja dhe mundimi po shtohen mes refugjatëve. Ka nga ata që po dorëzohen e po kërkojnë azil në Kroaci.

“Jemi shumë të lodhur”, thonë shumë prej tyre. /tesheshi.com/