728 x 90 Leaderboard

Refugjatë në Shqipëri? Rama: tollumbacja u shfry në Bruksel!

Me anë të një statusi në Twitter, kryeministri Rama ka denoncuar atë që ai e quan “propagandë esadistësh”, lidhur me përfoljet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri, nën shifrën e 600 mijë frymëve njerëzore.

“Dje, Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri! Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan Rama, ku siç mund të dallohet, “Lajmin e Rremë” e ka vendosur me të madhe.

Nuk kuptohet saktë se kujt i është referuar kryeministri nga Samiti i djeshëm, në shprehjen e bindjes se e gjitha është një spekullim.

Pothuajse gjatë gjithë këtyre ditëve, Rama e ka përgënjeshtruar të dhënën e ardhur nga shumë drejtime, nisur dhe nga pohimet e disa politikanëve në Europë, sidomos në Gjermani, se ekziston një plan për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. /tesheshi.com/      

 

 

Related posts