Receta për sallatë dimërore me patëllxhanë

Nëse keni patëllxhanë në shtëpi, keni mundësinë t’i përgatisni ato në një formë ndryshe. Një sallatë me patëllxhanë është ajo që i duhet tryezës tuaj.

Përbërësit:

3 patëllxhanë,

3 thelpinj hudhër,

1 filxhan qepë (e copëtuar),

100 gr kos,

1/3 filxhan uthull,

1 lugë gjelle lëng limoni,

½ filxhan vaj ulliri,

1 filxhan majdanoz,

1 lugë çaji rigon,

Kripë,

Piper i zi.

Përgatitja:

Ngrohni furrën paraprakisht në temperaturën 200 gradë Celcius.

Me anë të një piruni shponi të gjithë patëllxhanët dhe më pas renditini në një enë për pjekje.

Vendosini në furrë të piqen përreth 15 minuta, derisa patëllxhanët të zbuten.

Largojini nga furra dhe lërini të ftohen. Më pas, qërojini dhe shtrydhuni lëngun e krijuar gjatë pjekjes. Vendoseni tulin e tyre në një blender, shtoni në të të gjithë përbërësit, përveç kosit dhe lërini të përzihen përreth 1 minutë.

Transferojeni masën e përftuar në një tas qelqi. Hidhni më pas edhe kosin dhe përziejini mirë që përzierja të bëhet homogjene.

Vendoseni në frigorifer të ftohet për disa orë dhe më pas mund ta shërbeni me pite të ngrohta./tesheshi.com/

Related posts