RAPORTI/ Amerikanët, një shuplakë Ramës: klima e biznesit, e vështirë

Ka qenë një shuplakë për qeverinë “Rama” raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH mbi klimën e biznesit në botë për vitin 2019.

Dhe në pjesën për Shqipërinë, në raport thuhet se investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme që vazhdojnë në Shqipëri.

“Investitorët raportojnë shqetësime të vazhdueshme për faktin që rregullatorët përdorin ligje dhe rregullore që janë të vështira për t’u interpretuar ose jo konsistente, si mjete këto për të larguar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën, thuhet në raport.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit, ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime me komunitetin e biznesit; pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet e rregulloreve dhe ligjeve. Investitorët e mëdhenj të huaj njoftojnë për presione për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri.

Raportet për korrupsion në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme”, thuhet në raportin e DASH.

Sipas raportit, edhe pse qeveria ka ndërmarrë reforma, siç është ajo në Drejtësi, kjo nuk ka ndikuar në përmisimin e klimës së biznesit.

“Në vitin 2016, qeveria shqiptare miratoi ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese për të reformuar sistemin gjyqësor të vendit dhe për të përmirësuar sundimin e ligjit. Zbatimi i reformës së gjyqësorit është në vazhdim e sipër, duke përfshirë edhe verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjeguara.

Ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjeguara ose për lidhje me krimin e organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes”, thuhet në raport.

Dhe në fakt, gjuha e biznesit ajo është ajo më akuzatorja ndaj qeverisjes së Ramës. Edhe referuar perceptimit të përgjithshëm, kërcënimi taksidar është shndërruar këto vite në armikun më të madh të biznesit, jo aq në emër të zbatimit të ligjit sesa të abuzimit me të për përfitime korruptive nga skuadronet tatimore. /tesheshi.com/      

 

auto pjese dak

Related posts