Rama, reagim ndaj paktit opozitar: zgjedhjet as shtyhen e as ndalen!

Kryeministri Rama reagoi pas nënshkrimit të paktit opozitar, të cilin e pagëzon si “koalicion kundër zgjedhjeve”. Por sipas tij, ato do të mbahen, nuk ndalen e nuk shtyhen dot.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, shkruan Rama në rrjete.

Deri më tani, pika më e fortë e shefit të qverisë përballë opozitës, është të paturit në krah të ndërkombëtarëve pa asnjë ekuivok. Kjo, për shkak të Reformës në Drejtësi e padakortësisë së tyre me opozitën në rastin e djegies së mandateve. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts