728 x 90 Leaderboard

Rama përballë pedagogëve të UT-së, Basha: ç’është ai qëndrim, ç’janë ato fjalë…

Një takim të Ramës sot me stafin pedagogjik të Universitetit të Tiranës, kryedemokrati Basha e ka gjykuar që në vendosje fizike.

“Nuk ka pamje më të trishtë se një kryeministër i ulur në krye të vendit duke ju dhënë leksion profesorëve të ulur si nxënës në auditor, duke i marrë në pyetje e duke ju dhënë edhe lejen të flasin apo jo”, shprehet Basha.

Më tej, kreu i opozitës nuk nguron as ta quajë injorant shefin e qeverisë, sipas tij për mënyrën se si i qaset UT-së.

“Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.

Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve”, shprehet Basha.

Takimi im Ramës me stafin pedagogjik erdhi pas një vonese pagash që më pas gjeneroi dhe në ankesa të natyrave të tjera, deri dhe për shkumësa, pa llogaritur ato për dështim të refornës.

Por Rama kishte tjetër përgjigje, atë që për çdo që ngjet e kanë fajin ata e jo reforma. /tesheshi.com/

 

 

Related posts