Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama në kantierin e spitalit të Fierit, kërkesë turqve për të shpronësuarit

Kryeministri Rama kërkon nga turqit që do ndërtojnë spitalin e Fierit që të marrin në konsideratë për punësim ata të cilët u shprënësuan në vendndërtimin e spitalit.

“Unë kam një kërkesë: që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre, që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë.

Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë”, i tha Rama një përfaqësuesi turk, gjatë inspektimit të radhës në kantierin e sapohapur të ndërtimt të spitalit.

Kujtojmë së ky spital, i cili do jetë rajonal dhe që do konkurojë deri QSUT-në, do ndërtohet brenda tre muajve nga turqit. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts