728 x 90 Leaderboard

Rama në Elbasan komenton rrugën me Tiranën: flet për babëzi ish-drejtorësh PD-LSI

I ndodhur së bashku me qeverinë në Elbasan, në kuadër të Ditë së Verës, kryeministri Rama ka dhënë një konferencë për shtyp duke e vënë theksin tek rruga Tiranë – Elbasan, e premtuar se do përfundojë brenda vitit.

Por ai nuk e ka mohuar se rruga, ende e papërfunduar që në kohën e Berishës, kur dhe nisi të ndërtohej, po koston shumë nga të papriturat. Dhe në këtë të fundi ai përfshiu, siç tha, babëzinë e ish-drejtuesve të Rrugëve, emra të LSI-së.

“Kemi trashëguar dy probleme të mëdha, dy gropa të mëdha. Rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës – Qafë-Plloçë, dy projekte skandaloze, kontrata skandaloze dhe rritje kostosh skandaloze. Rruga të finalizohet brenda këtij viti, të hapet përfundimisht dhe të lidhet përfundimisht përmes kësaj rruge të re Elbasani dhe Tirana. Është e vërtetë që është çështje financimi dhe ne do të marrim përsipër financimin. Por, është edhe çështje e babëzisë së shkuar dhe të freskët dhe për babëzinë e freskët autorët janë duke u gjykuar”, theksoi shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

 

 

Related posts