Auto Dak
Auto Dak

Rama me “stimulim denoncimi” te studentët, ja reagimet në Twitter

Lufta kundër korrupsionit ka kaluar në tjetër nivel për kryeministrin Edi Rama, i cili po inkurajon studentët që të denoncojnë presionin për ryshfet.

Ai tha se po shqyrton idenë për të krijuar siç tha ai “një program nxitjeje kundër heshtjes dhe denoncimit me provë abuzuesit”.

“Një ide në diskutim është: Çdo student denoncues që sjell provë për presion korruptiv nga kushdo qoftë, zeron tarifën dhe merr bursë njëvjeçare”, thotë Rama në një postim në Twitter.

Deklarata e tij u prit me reagime të shumta në rrjetin social, ku disa prej komentuesve e quajtën “nxitje spiunllëku” e të tjerë e quajtën si “iniciativën e duhur”. Siç e do Twitter-i, aty nuk munguan edhe komentet me doza humori, ku disa nuk fshehën frikën se “do të ngelin pa profesorë”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts