Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Rama komenton marrëveshjen për Zgjedhoren: vlera e saj, kthimi i PD në realitet

Kryeministri Rama komentoi shkurt, me një status në Tëitter, marrëveshjen e një dite më parë për Zgjedhoren, atë ku PD arriti të shmangte rekomandimin kryesor të OSBE-ODIHR, që ishte depolitizimi i komisioneve zgjedhore.

Për shefin e qeverisë, marrëveshja ka një vlerë, sidomos për PD-në, pasi e kthen atë në realitet.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të,se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo,sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete – pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike!”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com