Auto Dak
Auto Dak

Qindra të burgosur në liri, i frikshmi Duterte: sërish në qeli, por më mirë të vdekur se sa të gjallë!

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ritheksuar ofertën e shpërblimeve të mëdha për kapjen e qindra vrasësve të dënuar dhe përdhunuesve të liruar nga burgu me abuzime burokratike, duke shtuar se ai do të ishte më i lumtur të kapte ata të vdekur sesa të gjallë, transmeton Reuters.

Lirimi për sjellje të mirë të më shumë se 1.700 kriminelëve të dënuar për krime të rrezikshme është një turp i madh për ish-prokurorin e njohur në luftimin e krimit, dhe i cili mori një numër të madh votash në zgjedhjet presidenciale pikërisht me premtimin për të bërë rrugët e Filipineve më të sigurta.

Duterte tha se një “shpërblim” prej një milion pesosh (19,000 dollarë) është planifikuar për të kapur çdo ish të burgosur pasi më pak se 700 kanë rënë dakord të dorëzohen.

“Një milion shpërblime për ata që kapen të vdekur ose të gjallë. Por ndoshta vdekja është një mundësi më e mirë, atëherë unë do të paguaj me një buzëqeshje”, u tha ai gazetarëve.

Duterte është një ish-prokuror i njohur për luftën vdekjeprurëse kundër narkotikëve që ndezi zemërimin ndërkombëtar, dhe ka legjenda të panumërta urbane në lidhje me stilin e tij të luftës kundër krimit të gangsterëve gjatë 22 viteve si kryetar i bashkisë së qytetit Davao.

Akti i Sjelljes së Mirë u miratua nga paraardhësi i Dutertes në një përpjekje për të zvogëluar numrin e të burgosurve në burgjet e mbipopulluara.

Më shumë se 21,000 të dënuar u lanë të lirë, por Departamenti i Drejtësisë tha se më shumë se 2,000 ishin të dënuar për krime të tilla si përdhunim, trafik droge, vrasje, ryshfet, rrëmbim, zjarrvënie dhe për këtë arsye nuk duhej të liroheshin, sipas Reuters. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts