Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

QËNDRIMI/ Reagimi i parë europian për “2 marsin” e Metës, pasuesja e Fleckestainit: e çuditshme ç’hasa në Tiranë

Pasuesja e  Knut Fleckestainit si raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian,  Isabel Santos, e cila dy ditë më parë vizitoi Tiranën për herë të parë, tha se ishte ishte befasuar nga ajo që kishte hasur këtu në ambientin politik, duke lënë të nënkuptuar pasjen e një shijeje negative nga lloji i reagimeve të kreut të shtetit.

“Unë do të vazhdoj dhe në vitet në vijim ta ndjek situatën nga afër. Kur arrita në Shqipëri të mërkurën, ajo që pashë këtu ishte pak e çuditshme. Por, shqetësimi dhe fokusi im është anëtarësimi.

Ajo që ndodhi në Konferencën e Donatorëve ishte shumë besim nga shtete të BE-së apo dhe të tjera nëpër botë. Ata thanë se besonin te Shqipëria dhe donin ta ndihmonin të ngrinte krye pas tërmetit.

Pra, për mua ishte surprizë situata këtu, pas gjithë atij solidariteti për tërmetin, nevojës për rindërtim, kapërcimit të shokut. Ndoshta, njerëzit këtu nuk e kanë nocionin se sa i rëndësishëm është ky moment për vendin”, tha Santos në  një intervistë për A2 CNN.

Por ajo u tregua diplomate kur dha të kuptuar se nuk donte të futej në debatet politike.

“Nuk është momenti për të ardhur këtu për t’i shtuar zhurmë zhurmës së krijuar nga disa palë të ndryshme politike. Nuk do të komentoj, apeli im i vetëm është ai për dialog dhe gjetjen e zgjidhjeve të verteta, për problemet e verteta të vendit. Ky është fokusi”, tha Santos.

Sa i përket asaj që presidenti Meta ka planifikuar për më 2 mars, pra për të dalë në bulevard kundër qeverisë, me thirrje të hapura për rrëzim, një precedent i panjohur në politikën moderne, Santos tha se shpresonte që ky zhvillim të mos kishte efekte negative për më tej.

“Shpresoj që jo, sinqerisht shpresoj që jo. Por, në këtë moment nuk mund të parashikoj efektin që mund të ketë kjo përplasje. Nuk e di nëse palët do të mund ta riformësojnë këtë përballje në të cilën janë përfshirë, cili do të jetë reagimi në ditët e ardhshme dhe cili do të jetë rezultati final në 2 mars. Shpresoj që jo, që përplasja të mos ketë efekt negativ, por nuk e parashikoj dot tani efektin e vërtetë të saj”. /tesheshi.com/    

 

 

auto pjese dak

Related posts