PROTESTA/ Basha: më të vendosur se kurrë! Rama nga Kuvajti: në rrugën e vetëshkatërrimit…

Fjalimi i kreut demokrat Basha nuk ka mundur dot të jetë në epiqendër të protestës së opozitës. E kjo për shkak të degjerimit të saj në dhunë.

E megjithatë, Basha kumtoi me të madhe edhe njëherë se populli është aty në shesh, me cilësorin “si kurrë më parë”

“Lumi i sovranit e ka rrethuar ishullin e padrejtësisë, si kurrë më parë, sonte. Jemi sot më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë, më të fortë dhe më të vendosur se kurrë më parë, kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Basha.

Duke iu referuar shkakut të protestave, kryeministrit Rama, Basha tha se  “ky njeri do të hyjë në historinë e vendit, si kryeministri që u vuri fadromën shtëpive të shqiptarëve. Do të mbahet mend si kryeministri i kapur nga krimi i organizuar, që qeveris në favor të kriminelëve dhe kundër popullit të tij. Por ky popull sot nuk ka më frikë dhe jemi të gjithë të vendosur për t’i thënë ‘Rama Ik’”.

Kryedemokrati bëri një përbetim, duke thënë se nuk do ketë asnjë kompromis me shefin e qeverisë.

“Le ta dëgjojnë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota mbarë, se ne nuk do të bëjmë kompromis me qeverinë e krimit dhe votave të vjedhura. Ne nuk do të bëjmë kompromis me parimin themelor të demokracisë, që është vota e lirë, pasi e duam Shqipërinë si gjithë Europa. Me Edi Ramën nuk ka zhvillim, nuk ka marrëveshje, ndaj që sot e tutje ne e shpallim atë anti-shtetin, anti-ligjin dhe anti-drejtësinë. Që sot e tutje, ligji, shteti dhe drejtësia, janë sovrani i mbledhur në këtë shesh”, tha Basha.

Nga ana tjetër, duke iu referuar dhunës, Rama nga Kuvajti ku ndodhet për një vizitë, përcollikëtë mesazh:  “Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts