728 x 90 Leaderboard

Prag-miqësorja me Jordaninë, Panuçi: pse nuk e thërras Kristal Abazajn

Në prag të një miqësoreje me Jordaninë, trajneri italian i kombëtares shqiprare, Cristian Panuçi, ka dalë në një konferencë për shtyp duke habitur me shkujdesjen e tij në fjalor, por dhe mënyrën e qasjes ndaj lojtarëve.

Veçohet ajo kur u detyruar të sqaronte se përse nuk e grumbullon Kristal Abazajn, meqe ky i fundit paska shprehur ankesë.

“Ka 4 muaj që nuk luan. Pse duhet të vijë në Kombëtare? Jam takuar me të dhe më ka shprehur që stërvitet shumë tek Anderlehti e nuk ia del dot më. Ka shumë sforcim dhe lodhet shumë. Në Ligën e Europës nuk është as në 23-shën. Unë mërzitem se nuk e shoh as në pankinë atje, ndërsa ai mërzitet se nuk e grumbullova. Nëse është mërzitur, të përveshë mëngët e të lodhë b…”, u shpreh Panuçi.

Ndërkohë, ndër më të vlerësuarit për të në kombëtare, mbetet Mavraj, për të cilin mendon që t’i japë dhe rolin e kapitenit.

“Mavraj është një lojtar me personalitet të rëndësishëm, por duhet ta demonstrojë në fushë që është lider. Nuk jam budalla, i marr vesh të gjitha”, theksoi trajneri italian.

Të veçanta kanë qenë dhe komentet e tij në lidhje me pozitën e tij në krye të pankinës shqiptare, kur u pyet nëse do e pranonte një largim që aty.

“A largohem unë? Jo, unë jam shumë i lumtur që drejtoj Shqipërinë. Por kam nevojë të shkoj me të gjithë në luftë. Nëse presidenti vendos që problemi është Panuçi, atëherë ik. Unë e lashë futbollin me 2 vite kontratë e u largova nga Palermo. Duhet vlerësuar puna, pastaj nëse Panuçi ka një fat dhe fiton një 0-3, mund të shkojmë në Europian. Unë fle i qetë, se mendoj 24 orë në 24 për Shqipërinë, asgjë tjetër, Nuk ka asgjë për profesionalizmin tim. Mund të gaboj, por të gjithë përmirësohen. Jam i bindur se këta lojtarë mund të bëjnë shumë më tepër, ne me këta 23 mund të shkojmë në Izrael e fitojmë. Me këtë skuadër mund të shkojmë e fitojmë atje. Pastaj të shohim me Sadikun e Roshin të rikuperuar ku mund të shkojmë”, përfundoi Panuçi. /tesheshi.com/

 

 

Related posts