Auto Dak
Auto Dak

Policia: Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm

Një nga pjesët më të frekuentuara të bregdetit shqiptar u dëmtua në masë të konsiderueshme nga zjarret që arritën të shuhen tek sot.

Pas hetimeve, policia ka konstatuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe ka arrestuar dy persona që dyshohen të jenë përgjegjës. Personat në fjalë dyshohej se po përpiqeshin të bënin zonën e përshtatshme për kullosa, duke prishur pyjet natyrale të zonës bregdetare.

Zjarri që përpiu pyjet bëri që të duheshin më tepër se 48 orë për vënien e situatës në kontroll, e megjithatë lehtësimi erdhi nga qielli, falë rënies së shiut.

Rajoni ende rrezikohet nga vatra të vogla zjarri dhe rreziku i përhapjes së tyre është i madh për shkak të erës së fortë. Ndërkohë, asnjë jetë nuk u rrezikua, dhe fluksi i turistëve pritet të vazhdojë njësoj. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts