PËRPLASJA/ Meta godet Ramën: ia zhvlerëson dhe ia refuzon kosovarin Cakaj

Presidenti Meta ka refuzuar të dekretojë kosovarin Gent Cakaj si ministër të ri të Jashtëm, të emëruar së fundi nga Rama në vend të Ditmir Bushatit. Në arsyetimet e tij, kreu i shtetit ka ofruar një skaner për njeriun që për momentin është nr.2 i diplomacisë shqiptare, duke e zhvlerësuar gati në total.

“Profili i z.Gent Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zv/ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, z.Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme”, thuhet në arsyetimin e kreut të shtetit, që shkon deri në citimin e një fraze të Cakajt, lidhur me debatin delikat të kufijve të Kosovës.

“… Tani te korrigjimi i kufijve semantikisht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje. Evolluimi i parë është, sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor” – është deklarimi i Cakajt cituar nga presidenta Meta, duke e spostuar kështu diplomatin kosovar te ajo që përflitej prej ditësh për të: qëndrimi pro-korrigjimit të kufijve, një tezë e presidentit Thaçi, kundërshtuar fort nga një pjesë e politikës kosovare e asaj të Tiranës.

“Përkrahja, sponsorizimi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territoresh/korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktive që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputhje me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend nëtar i NATO-s dhe minon besueshmërin e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”, vijon arsyetimi i Metës.    

Kreu i shtetit ndër të tjera e ka trajtuar kosovarin Cakaj dhe si një person para garancitë e duhura të sigurisë.  

“Z.Cakaj, me mosplotësimin e formularit të aplikimit dhe mospajisjen me certikatat përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacionin e klasifikuar sekret shtetërore apo sekret NATO dhe BE, por nga ana tejtër ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

Gjithashtu me mosplotësimin e formularit të sigurisë nëkohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimin e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipsa nenit 12 të Rregullores së Sigurimit të personelit, miratuar me VKM nr.188, datë 04.03.2015, ku parashikohet se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin em shkrim, pavarësisht se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshme dhe të detyrueshme nevojën për njohje me informacion të klasifikuar. 

Nga informacioni zyrtar i administruar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese rezulton se z.Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshme prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcituara, që sipas parashikimeve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislacionit në fuqi. Sipas konfirmimit shkresor të MEPK dhe DSIK, z.Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 (3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ”, thekson Meta. 

Kështu, kreu i Shtetit ka përsëritur deri diku procedentin “Lleshaj”, por pa shenja tërheqjeje, duke u shtyrë kështu në një tjetër përplasje me shefin e ekzekutivit Rama. /tesheshi.com/  

auto pjese dak

Related posts