Për të ruajtur mend`t, përdor inteligjencën tënde e jo atë të telefonave inteligjent (smartphone)! – e thonë këtë një grup psikologësh

Psikologët Kanadezë në bazë të një studimi të kohëve të fundit kanë dalur në konkluzion se njerëzit gjithnjë e më shumë krijojnë varësi në mendim ndaj telefonave të tyre inteligjent (smartphone) në vend që ata të mendojnë vet për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ky studim është publikuar në revistën (Kompjuteri në sjelljen e njeriut).

Shkencëtarët pasi kryen testet zbuluan se shumë përdorues të telefonit e perceptojnë atë si “shtesë ose zgjerim të trurit të tyre”, që do të thotë se telefoni është tru suplementar që përdoret nga ta.

Studiuesit zbuluan se mjetet e teknologjisë së lartë, nxisin njerëzit që të marrin përgjigje të shpejta në vend të menduarit analitik.

Prandaj, është më mirë për ju dhe për trurin tuaj që të zvogëloni varësinë ndaj telefonave inteligjent dhe mos e bëni inteligjencën e tyre një zëvendësim për inteligjencën tuaj, por përdorni ‘’muskujt e trurit’’ tuaj, sepse çdo gjë që nuk përdoret fillon e prishet dhe ju nuk dëshironi që kjo të ndodhë me trurin tuaj. Apo jo?

Burimi: Daily Telegraph

auto pjese dak

Related posts