PD e Shkodrës sulmon Topallin: Valdrin Pjetri, edhe i yti! Mike e babait të tij

PD-ja lokale në Shkodër ka sulmuar ashpër Jozefina Topallin, si reagim ndaj mesazhit anti-Basha të kësaj të fundit, gjithnjë lidhur me rastin e Valdrin Pjetrit. Madje demokratët e Shkodrës pretedojnë se ka qenë znj. Topalli ajo e cila është investuar që Pjetri të marrë poste drejtuese dhe në kohën e qeverisjes së PD-së.

“Me gjasa eshte kujtuar, qe duke injoruar kontributin e cdo demokrati te ndershem, gjate kohes qe qeveriste PD, per hater te Luigjit, babait te Valdrinit dhe mikut te saj, e promovoje Valdrinin ne poste drejtuese, edhe pse pa asnje kontribut ne Partine Demokratike.

Koha kur interesi i demokrateve neperkembej per interesa personale, ka marre fund! Kete duhet ta kuptoje edhe znj. Topalli!”, thuhet në deklaratën e PD-së së Shkodrës, ku ndër të tjera aludohet se reagimet e znj.Topalli vijnë si mbrojtje ndaj Ramës.

“Sa here Rama eshte ne pozite te veshtire, shfaqet Jozefina Topalli duke sulmuar demokratet dhe Kryetarin Basha!

Rastesi apo sherbim ndaj Rames, kete e gjykojne vete qytetaret e Shkodres dhe te Shqiperise!

Çudia eshte se skishte asnje fjale per Valdrinin, si trafikant i denuar droge!

Asnje fjale per Ramen qe perdhosi dinjitetin e qytetareve te Shkodres me kandidatin e denuar per trafik droge!”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts