Takimi i përjavshëm mes aleatëve qeverisës, Ilir Meta dhe Edi Rama nuk ka munguar as këtë të mërkurë, pas furtunës “në gotë” që shkaktoi shkarkimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Rama mbërriti në kryesinë e Kuvendit dhe takimi me Metën ka zgjatur pak më shumë se një orë. Situata më e fundit politike pas shmangies së krizës politike duket të ketë qenë në fokus të takimit.
Dy aleatët, gjithsesi, kanë shkëmbyer replica në distancë një ditë më parë, kryesisht sa i takon sfidës së Ilir Metës së LSI kalon në opozitë, nëse PS siguron 71 votat e mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Përpara janë zgjedhjet e 18 Qershorit dhe një gjë e tillë pritet të verifikohet shpejt. Kryeministri Rama u shpreh i sigurtë se ka 71 mandate, megjithatë kjo do të shihet pas zgjedhjeve.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta duhet të vendosë së shpejti edhe nëse LSI do të hyjë e vetme apo në koalicion me socialistët në fushatën zgjedhore. /tesheshi.com/