Pas ditëve të ngrohta të janarit: vjen dimri, dëbora nis nga Kukësi e pritet të shtrihet në gjithë vendin

Pas ditëve të tëra me mot të ngrohtë në janar, përtej temperaturave të zakonshme të dimrit, sinoptikanët parashikojnë mbërritjen e dimrit të vërtetë. Moti pritet të ftohet dhe reshjet e dëborës do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit duke nisur nga pasditja e  së dielës. Reshjet do të nisin në vendet me lartësi nga 800 metra mbi nivelin e detit.

“Dita e diel, vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në jug dhe qendër por vranësira të shpeshta lokalizohen në veri dhe lindje. Pjesa e dytë e ditës fuqizon vranësirat duke gjeneruar në mbrëmje dhe gjatë natës, reshje shiu e dëbore”,  njoftoi Meteoalb.

Rajoni i Kukësit është përfshirë nga reshje dëbore që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa pritet që ato të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe ditën e nesërme. Dëborë po bie edhe në rrugën e Kombit, por deri më tani nuk ka problematika. Në qarkun e Kukësit ka rënie të ndjeshme të temperaturave.

Nga ana tjetër, drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë. /tesheshi.com/

Related posts