Auto Dak
Auto Dak

Pas 20 vitesh, fshati i Prizrenit i shpall të zhdukurit si të vdekur

Dhimbjet e luftës së para 20 vitesh kujtohen kohë pas kohe, por kjo verë ishte tejet e rëndë për banorët e Krushës së Vogël.

Fshati i vogël bujqësor i rrethinës së Prizrenit i cili dëshmoi një tmerr të pashoq, u shtua me dhimbjen e deklarimit si të vdekur për 377 persona të zhdukur, që të gjithë shqiptarë.

Statusi i të vdekurit për personat që tash e 20 vite nuk kanë dhënë sinjale apo gjurmë është bërë me kërkesë të familjarëve të tyre.

Pos Krushës së Vogël, e cila pësoi shumë nga tmerri i forcave ushtarake serbe gjatë luftës, pjesa tjetër janë nga lokalitetet fqinje ku gjithashtu pat aktivitetet gjatë luftës.

Në mesin e personave që janë shpallur të vdekur ka burra dhe gra, por edhe të mitur deri 14 vjeç. Gjithashtu, në mesin e tyre ka edhe të moshave të shtyra.

Arsyet që familjarët morën vendim t’u japin fund statusit të tyre si “të zhdukur”, janë zgjidhja e trashëgimisë, pensioneve, nevoja për rregullimin e statutit martesor, etj.

Kërkesën për shpalljen e një të zhdukuri si të vdekur kanë të drejtë ta bëjnë familjarët e tij apo edhe personat e tjerë, që kanë ndonjë interes nga kjo çështje si dhe vetë prokurori publik.

Nëna e një djali të zhdukur nga Hasi, tha se i është dashur ta nisë këtë procedurë, për shkak të prishjes së martesës së djalit të zhdukur, nusja e të cilit duhet ta rregullonte statusin e ri martesor. Sipas ligjit, një person shpallet i vdekur, nëse në afat prej tri vitesh nga dita e zhdukjes apo pas mbarimit të luftës, nuk ka kurrfarë informate apo lajmesh se ai është gjallë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts