Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Papa drejt Bagdatit dhe Mosulit: forcat e sigurisë irakene, gati për “luftë”!

Të enjten, në prag të fushatës së tij në Irak, Papa Françesku u dërgoi një mesazh irakianëve, duke thënë se vinte te ata “si pelegrin i paqes (…) pas viteve të luftës dhe terrorizmit”.

“Unë po vij si pelegrin për t’iu lutur Zotit për falje dhe paqe pas viteve të luftës dhe terrorizmit dhe po vij te ju si pelegrin i paqes,” tha Papa në një mesazh me video të lëshuar një ditë para se të nisej për në këtë vend.

“Më në fund po vij te ju. Unë dua kaq shumë që të takohem me ju, për të parë fytyrat tuaja, për të vizituar vendin tuaj, djepin e lashtë dhe të jashtëzakonshëm të kulturës,” shtoi Papa.

Papa Françesku gjithashtu tha se ai “dëshiron të lutet së bashku (…) me vëllezërit dhe motrat e traditave të tjera fetare”, duke e quajtur popullin irakian “një familje myslimane, hebreje dhe të krishterë”.

“Para syve tuaj janë ende imazhe të shtëpive të shkatërruara dhe kishave të përdhosura, dhe plagëve në zemrën tuaj për shkak të prishjes së lidhjeve dhe shtëpive të braktisura,” tha ai.

Papa Françesku është planifikuar të arrijë në Bagdad të premten. Ai do të vizitojë gjithashtu Mosulin, një ish-bastion i ISIS në veri, ku vepron milicia Hashd al-Shabi.

Iraku do të vendosë mijëra forca shtesë të sigurisë gjatë vizitës së Papa Françeskut.

Një zyrtar i lartë i sigurisë tha se forcat që do të ruanin papën ishin trajnuar për t’u përballur me skenarin më të keq, nga betejat në rrugë te bombardimet dhe sulmet me raketa, njoftoi Reuters.

Situatat hipotetike ishin pjesë e ushtrimeve të gjera, raportojnë agjencitë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts