Auto Dak
Auto Dak

Panairi i ushqimeve “hallall” në Sarajevë: një e ardhme gastronomike për vendet e Ballkanit

Industria e ushqimeve hallall sot e pati derën e hapur në Sarajevë, ku po mbahet panairi ndërkombëtar tre-ditor i standardit islam të të ngrënit dhe përgatitjes ushqimore.

Sarajevo Halal Fair, panairi i dytë hallall në Sarajevë – pret rreth 100 ekspozues nga 36 vende.

Duke dhënë mbështetjen përmes konferencës me video, Kryeministri i Malajzisë, Mahathir Bin Mohamad tha se shpreson që panairi do të bëhej një pikëtakimi tradicional i kësaj industrie.

“Në vitet e fundit, potenciali i investimeve të industrisë hallall është provuar. Halal është më shumë se një industri e orientuar nga muslimanët. Prodhimi i hallall tani është zhvendosur në nivelin universal”, tha Mohamad.

Në mesin e pjesëmarrësve, Israfil Kuralay, Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë në Stamboll, tha se tregu i produkteve hallall vitet e fundit është bërë një treg shumë i shquar.

Kuralay tha se prania e produkteve nga Turqia në industrinë e ushqimit hallall u rrit me gati 100% çdo vit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e Bosnjës dhe Hercegovinës në këtë sektor. Unë kam besimin se investimet dhe projektet e përbashkëta do të ishin shumë të dobishme,” tha Kuralay.

Panairi do t’u mundësojë pjesëmarrësve nga vendet e Ballkanit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë, Kroacinë dhe Slloveninë, si dhe vendet si Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia dhe vendet e BE-së të prezantojnë produkte ushqimore hallall.

Panairi do të mbyllet në 28 shtator me ceremoninë e çmimit “Halal Award” për pjesëmarrësit më të suksesshëm. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts