reklama juaj ketu

Paganini shkodran magjeps Mbretëreshën e Spanjës, koncert madhështor me Placido Domingon(Foto+Video)

Elvin Hoxha, talenti shqiptar i violinës, i cili cilësohet nga kritika botërore si “Paganini i ri” ka dhënë performancën e radhës të nivelit të lartë në një nga skenat më të njohura botërore.

Në Teatrin Mbretëror të Spanjës, 21 vjeçari, që jeton në Ankara mbajti një koncert solo nën drejtimin e tenorit dhe muzikantit të madh të kalibrit botëror; Placido Domingo.

Aktiviteti është mbajtur nën kujdesin e Mbretëreshës Sofia, e cila personalisht ka vlerësuar performancën e “Paganinit shqiptar”

Elvini është djali i Hajredin Hoxhës, një artist shqiptar, pjesëtar i një familje të njohur intelektuale e Shkodrës, i cili prej vitesh është pjesë e Filarmonisë Kombëtare të Turqisë, si dhe i Nermina Ganiyeva, një artiste me origjinë nga azerbaxhani, por që natyrisht jeton në Ankara.

Të dy prIndërit artistë kanë kultivuar dhe me mund mbështetën talentin e Elvinit që në vogli duke bërë të mundur që ait ë punojë fort dhe të shpalosë gjenialitetin e tij në teeatrot e të gjithë botës.

Elvini cilësohet si një nga 10 violinistët më të mirë botëror, duke i dhuruar shqiptarëve natyrisht famën dhe emrin e mirë të genit të tij.

Por fatkeqësisht vendi i tij i origjinës nuk ia ka shpërblyer deri tani, apo thënë më mirë nuk e ka pasur vëmendjen për këtë djalë shkodran për të cilin flet gjithë bota, natyrisht ajo e elitës artistike.

Vetë ambasadori shqiptar në Madrid e pohon këtë në postimet e tij që ka hedhur në faqet e tij në rrjetet sociale por edhe në faqen zyrtare të selisë diplomatike shqiptare.

“Performancë mbresëlënëse e violinistit shqiptar Elvin Hoxha në Teatrin Mbretëror te Madrid-it, nën drejtimin e tenorit Placido Domingo dhe kujdesin e Mbretëreshës Sofia”, shkruan ambasadori Ridi Kurtezi.

/tesheshi.com/