Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Padurim mes akademikëve: a është kjo kodër vendvarrimi 2400-vjeçar i Aristotelit?!

Arkeologët grekë besojnë se kanë zbuluar varrin e humbur të Aristotelit, filozofit më të madh në histori.  Kostas Sismanidis thotë se është pothuajse i sigurtë se kupola 2400 – vjeçare që është nxjerrë nga gërmimet në Stagiran antike ka qenë vendvarrimi i njeriut të cilit i njihet formalizimi i logjikës.

 

“Nuk kam prova materiale, por të dhëna të forta më drejtojnë të kem një siguri pothuajse të plotë”, thotë Sismanidis.

 

Arkeologët kanë punuar në kushte të vështira në vendin e gërmimit – që është edhe vendlindja e filozofit në vitin 384 përpara erës sonë në rajonin grek të Maqedonisë. Puna e tyre ka zgjatur pothuajse për 20 vjet.

Sismanidis pritet të japë detaje të mëtejshme në një kongres botëror që mbahet në veri të Greqisë e që grumbullon akademikët e specializuar në veprën e Aristotelit. Arkeologu shprehet se arkitektura dhe vendndodhja e varrit, ngjitur me sheshin antic të Stagiras dhe me një pamje panoramike, mbështet besimin se ka qenë edhe vendi i prehjes së fundit për filozofin.

hill 2

Edhe pse pak dihet për jetën e Aristotelit pavarësisht se shumë punë të tij i kanë mbijetuar kohës, janë dy burime të shkruara – shtyllat ku mbështeten zbulimet arkeologjike – që sugjerojnë se populli i Stagiras i ka transferuar eshtrat e tij nga Chalcis në ishullin Euboea (apo Chalkida në Evian e sotme) atje ku dihet se ai ndërroi jetë në vitin 322 përpara erës sonë.

 

Kupola, e cila ka një dysheme katrore prej mermeri daton që nga kohët helenike, e duket se është ndërtuar me nxitim së bashku me altarin jashtë saj. Në të janë gjendur edhe monedha që datojnë nga koha e Aleksandrit të Madh dhe qeramika të mbetura nga enë mbretërore.

Pretendimi i arkeologëve është mirëpritur nga ministri
grek i Kulturës, por një ndihmës i tij tha se komuniteti akademik po pret për detaje të mëtejshme.

hill

“Një ekip arkeologësh të pavarur që nuk kanë lidhje me ndonjë shkollë apo department, po punojnë në vendndodhjen e zbuluar”, thanë burime zyrtare që citohen nga media ndërkombëtare. “Ajo që dimë është se gërrmimi ka qenë mjaft i kujdesshëm dhe ne presim me padurim detaje të tjera”.

 

Nxënësi më i famshëm i Aristotelit, Platoni ishte përfshirë në oborrin e Maqedonisë antike si tutori apo mësuesi i Aleksandrit të Madh. Ai më pas kishte udhëtuar përreth Egjeut dhe në Azinë e Vogël përpara se të kthehej në Athinë ku themeloi shkollën e tij, Liceun në vitin 335 përpara erës sonë.

Mbetjet e atij kompleksi që shkaktuan interes të madh u zbuluan aksidentalisht në vitin 1996 gjatë ndërtimit të një godine, që duhej të ishte një muzeum i ri i artit modern. Por nga rrënojat doli Liceu i mrekullueshëm, së bashku me oborrin qendror dhe një zonë sportive apo palestra.

 

Greqia e Veriut ka qenë skenë e disa zbulimeve të rëndësishme, edhe pse jo të gjitha janë pritur mirë nga të gjithë. Në vitin 2014, mes fanfarash, u zbulua një varr që fillimisht u tha se besohej të ishte vendi i shumëkërkuar i varrimit të Aleksandrit të Madh. Zbulimi u bë në Amphipolis, po në pjesën qendrore të Maqedonisë, krahinës greke.

Akademikët më pas u pajtuan se nuk kishte të bënte me mbretin luftëtar maqedonas, ndërsa shumë qarqe akuzuan qeverinë se e kishte luajtur qëllimisht zbulimin për të tërhequr vëmendjen e grekëve nga vështirësitë ekonomike dhe sociale.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts