Auto Dak
Auto Dak

Operacioni “Seller”, arrestohet 25-vjeçari që shpërndante kokainën me biçikletë

Policia e Tiranës sekuestroi 25 doza kokaine, ndërsa arrestoi  poseiduesin e saj, Kataldo Mulaj, 25 vjeç. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit “Seller”, 25-vjeçari u kap në rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Për të riun, policia disponononte informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bënte duke udhëtuar me biçikletë, me qëllimin e shmangies së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjithashtu policia sekuestroi 128900 lekë dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike).

Lidhur me këtë operacion, policia e Tiranës sqaron se materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts