728 x 90 Leaderboard

Oman: bukuria e pranverës së trëndafiltë në këtë sulltanat

Çdo vit në pranverë, Omani, Sulltanati i Gadishullit Arabik shndërrohet në një parajsë aromash dhe ngjyrash, falë lulëzimit të trëndafilave në shpatet e Malit të Gjelbër (Xhebel Akhdar).

Në këtë periudhë, mali ngjyroset me nuanca rozë dhe pastel, duke krijuar kështu një pamje të mrekullueshme dhe unike. Një pamje e tillë mund të shijohet duke shëtitur përmes trëndafilave dhe drurëve frutorë, ose duke u ngjitur në pjesën më të lartë të shpatit.

Omani është vendi i duhur për ata që preferojnë pushimet ekzotike!

Ja çfarë u ofron pushuesve ky vend:

Mbledhja e trëndafilave – Ata që e vizitojnë Omanin në këtë periudhë, mund të shohin nga afër mbledhjen e trëndafilave dhe distilimin e atarit (uji i trëndafilit), që është një ritual i mirëfilltë për banorët e kësaj zone.

Pasi përzgjidhen me kujdes petalet, ato vendosen në një tas të argjiltë, ku gjendet një enë e vogël metalike, ndërsa një tjetër enë me ujë të ftohtë i vihet përsipër. Me të kaluar 90 ditë, ena vendoset mbi zjarr dhe falë avullit e kondensimit që ndodh, përftohet uji i trëndafilit. Tradicionalisht, ky ujë është përdorur nga banorët e zonës për të spërkatur mysafirët e ftuar për drekë, në shenjë respekti për ta, por në ditët e sotme, ai gjen përdorime të shumta. Kështu, përveç se përbën bazën e esencave dhe të parfumeve, uji i trëndafilit përdoret edhe në kuzhinë për t’u dhënë aromë ëmbëlsirave dhe kafesë. Ky ujë është një kurë për lëkurën dhe një ilaç i mirë për trajtimin e migrenës dhe çrregullimeve të stomakut.


Pushimet në ambient të hapur –  Mbledhja e trëndafilave është pa dyshim një pretekst i vlefshëm për të vizituar Omanin në pranverë, por Sulltanati ofron edhe më shumë se kaq. Në muajt më të nxehtë, malet e Omanit janë një zgjedhje e shkëlqyer për pushime në ambient të hapur.


Eko-resorti i malit – Ata që kërkojnë një strehë të përshtatshme, nga ku të shijojnë natyrën pranverore më nga afër, mund ta gjejnë atë në dy eko-resortet me pesë yje që ndodhen në këtë zonë. Njëri prej këtyre resorteve, që mban emrin Alila Jabal Akhdar është i pozicionuar në një lartësi prej 2.500m mbi nivelin e detit dhe prej aty mund të shihet panorama e plotë e mrekullisë pranverore omane. /tesheshi.com/

Related posts