Njeriu që rilindi Singaporin: Si?

Çdo popull ka kaluar periudha të errëta, zvetënuese, por dhe ringritjeje e zhvillimi. Një prej tyre është Singapori. Falë një udhëheqësi, Lee Kuan Yew, rrota e historisë ndryshoi në këtë vend derisa u shndërru në një model zhvillimi e prosperiteti, sigurisht pas reformave të thella, shoqëruar me një moral të lartë qeverisës. Por ç’farë e bëri të suksesshëm këtë njeri dhe vendin që udhëhoqi?

E thënë me dy fjalë nga vetë ai:  

“Në vitet ‘60, Singapori ishte një vënd i varfër, me sëmundje, korrupsion dhe kriminalitet të lartë. Postet e shtetit i besoheshin atij që paguante më shumë. Policët i rrëmbenin vajzat për t’i trafikuar për prostitucion në vende të huaja. Hajdutët i kishin ndarë institucionet me njëri-tjetrin. Ushtria kishte monopolizuar tokat dhe orizin, gjykatësit shisnin vendimet gjyqësore … Të gjithë thoshin gati unanimisht: Reformat janë të pamundura! Kurse unë u ktheva nga mësuesit, të cilët bënin jetë mjerane. Pasi u rrita rrogat u thashe: ‘Unë do të ndërtoj institucionet e shtetit, kurse ju do të ndërtoni njeriun!’ /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts