Një zë nga Kisha për politikën: jo vetëvrasjes së kombit!

Kleriku më i lartë katolik në Shqipëri, George Frendo, në një mesazh për Pashkë iu qas dhe situatës politike në vend, duke kërkuar, siç tha, “jo vetëvrasjen e kombit”

“Unë nuk jam politikan, nuk po flas si politikan por jam bari dhe si bari shpirtëror që e do Shqipërinë dhe shqiptarët nuk mund të hesht përballë kësaj situate.

U bëj apel të gjithë politikanëve, kanë detyrë morale të angazhohen për një zgjedhje të drejtë dhe të shqetësohen më shumë për të mirën e përbashkët se sa për pozitën që kanë.

Situata tashmë është shumë e rëndë dhe sa më shumë të zgjasë, më të mëdha do jenë pasojat për popullin. Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit!”, tha kreu i katolikëve shqiptarë. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts