Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një vit Ushtri e Kosovës, Agim Çeku: kush ishim e kush jemi

Agim Çeku, njeriu që ka mbajtur dikur dhe postin e kryeministrit të Kosovës, por që më së shumti njihet si fytyra ushtarake e pasluftës, pasi ka qenë ish-komandanti dhe ish-drejtuesi ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së, mbajtës i gradës general-lejtnant, ka kujtuar 1-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se “ndihet i përmbushurnga fakti se Kosova ka ushtri moderne me standarde të NATO-së.”

“Sot një vit ishte një mbyllje e suksesshme e një procesi të gjatë. Rruga drejtë 14 dhjetorit filloi shumë herët. Ishte e gjatë, e mundimshme me shumë sakrifica. Personalisht jam shumë krenarë se jam një ndër aktorët që kam arritur ta mbështes këtë proces”, tha Çeku në një intervistë radiofonike.

“UÇK-ja ishte e gjitha me njerëz ushtarak pa përvojë, trima me dashuri për vendin. TMK ishte sukses i jashtëzakonshëm. Aty treguam dhe ndërtuam kulturë ushtarake. Më pas erdhi FSK një tregim shumë i suksesshëm. Kështu arritëm deri tek Ushtria e stome, ushtri i cila sot kudo që shkon, ndërhynë, operon, ta dini se janë më të mirët. Kosova të jetë krenarë me ta”, ishte përshkrimi i një rrugëtimi që ai i bëri Ushtrisë së sotme të Kosovës”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts