Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një ushqim që ju ndihmon të jetoni më gjatë

Avokadoja është një superushqim i cili ka mijëra përfitime për organizmin. Këtë e thonë ekspertët e fituesit, nutricionistët por edhe personat që merren me sport dhe vendosin ta kenë këtë ushqim në dietën e tyre të përditshme.

Avokadoja është dalluar për yndyrnat e saj të mira, e thënë ndryshe, ajo lloj yndyre për të cilën organizmi ka nevojë dhe arrin ta tresë. Gjithashtu avokadoja prodhon në organizëm energji, i cili vë në funksion muskujt e barkut, krahëve dhe të këmbëve.

Si me të gjitha ushqimet, edhe me avokadon është mirë të mos e ekzagjerojmë në konsumin e saj. Deri në një në ditë është e këshillueshme dhe e lejueshme.

Përveç yndyrnave të mira, ky frut i ushqyeshëm ngjyrë jeshile përmban në masa të mëdha edhe vitamina E, B, K, çka ndihmon që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të mos konsumoni ushqime të panevojshme.

Në krahasim me super-ushqimet e tjera si algat apo spirulina, avokadoja është me e thjeshtë të integrohet në dietën ushqimore dhe veçanërisht në pjatat me sallatë, por edhe në mëngjes, për të lyer një fetë bukë me avokadon e frulatuar.

Ky frut është një ushqim që mund të shkaktojë edhe alergji, ndaj bëni kujdes në mënyrën se si e përdorni me ushqime të tjera. Për të evituar kripën e bardhë dhe vajin e ullirit tek avokadoja, të cila nuk janë të këshillueshme për tu kombinuar, bëni mirë të përdorni salcën e sojës, uthullën balsamime apo limonin. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts