Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një serb i veriut i lutet qeverisë së Kosovës: na i hiqni ato flamuj të reckosur, na shpëtoni nga turpi!

Nga Musa Mustafa

Flamuj të reckosur serbë shoqërojnë udhëtarët për gjatë tërë magjistrales së Ibrit dhe Adriatikut deri në pikëkalimet kufitare në G 1 dhe G 31.

Veriu i Mitrovicës dhe Kosovës ka shumë paradokse, por kësaj radhe, portali tesheshi.com do ju sjell fotografi mbi gjendjen e flamujve kombëtarë të Serbisë që gjenden të vendosur përgjatë rrugës Mitrovicë –Leposaviq dhe Mitrovicë –Zubin Potok.

IMG_8956

Ato u vendosën vitin e shkuar me urdhër të qeverisë së Serbisë, posaçërisht Zyrës për Kosovës dhe kanë si autorë pjesëtarët e së ashtëquajturës Civilna Zastita (Mbrojtja Civile), një strukturë paralele serbe që ka vepruar në veri, e që sipas marrëveshjes së Brukselit duhet të inkuadrohet në institucionet e Kosovës. Flamujt janë vendosur në çdo shtyllë elektrike përgjatë gjithë gjatësisë së magjistraleve, e që tashmë janë katandisur si mos më keq. Kjo ka bërë që banorët serbë të veriut t’i kapë marrazi.

“Ato flamuj janë në gjendje të mjerueshme, sepse edhe tenderi për blerjen e tyre ka qenë i mjerueshëm”, tha një banor i Leposaviqit për portalin tesheshi.com.

Qytetari serb që nuk ka pranuar të identifikohet, ka shtuar se një flamur, gjatë tenderit të bërë nga strukturat paralele serbe, ka kushtuar hiç më pak se 25 euro. “Pra, e tërë kjo vendosje e flamujve nuk është bërë për ndonjë patriotizëm, por për hajni”, ka shtuar bashkëbiseduesit.

‘Si serb që jam nuk ndihem mirë që shoh flamurin e shtetit tim në këtë gjendje. Më vjen turp edhe nga ju, shqiptarë dhe ndërkombëtarë që kalojnë kësaj rruge e shohin këtë flamuj të leckosur”, ka thënë serbi dhe ka shtuar se të dielën këndejpari ka kaluar ministri i qeverisë së Kosovës, Ljubomir Mariq. “Nuk e di, a i ka parë a jo flamujt, por edhe para disa ditësh këtu ka qenë edhe Marko Gjuriqi (shefi i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë)”.

IMG_8950

Dhe serbit i ka mbetur vetëm të shpresojë se ato flamuj për turp, të mund të hiqen nga qeveria e Kosovës.

“Jo, e di se qeveria e Kosovës nuk vendos flamuj të Serbisë, por kishte me qenë mirë që së paku ne, serbëve të veriut, të na shpëtojë nga poshtërimi duke bërë largimin e këtyre flamujve nga shtyllat elektrike”, ka thënë banori i Leposaviqit.

Por ky serb që mendon kështu, ndoshta është i vetëm në këtë lloj brenge që përcjell me kaq sinqeritet. Ai, por dhe shumëkush në Kosovë, e ka të qartë se qeveria në Prishtinë nuk mund ta ndërrmarrë këtë akt. Po të qe ndryshe, nuk do i kishte lënë të vendoseshin. Ajo nuk e ka nën kontroll veriun. Kështu që atje, për fat të keq, flamujt serb të vijojnë të valëviten, edhe të reckosur. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts