Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një rrëfenjë dramatike me “happy end” në zyrat e OSHE-së…

Nga Ylli Pata

Shiu bie litar. Pas pak fillon dhe breshri, turma e njerëzve ngjeshet me njëri- tjetrin por më kot. Bëhen ujë deri në mish. Janë të gjithë në moshë mbi 50-tave. Një grua e moshuar kërkon të hyjë në sallën e shërbimit të klientit në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryqytet, por një mesoburrë gjithë nerva vetëm i bërtet. “Çfarë do zonjë, përse çon zërin mbaj radhën”!, gjëmon burri me një kartë në qafë, që tregon se është i punësuar i një firme private sigurie. Që ka një emër të njohur  “Ndreu”. Sikur edhe një deputet i Parlamentit ka të njëjtin mbiemër? E pyes ndërsa kërkoj të hyj për të paguar faturën mujore të energjisë. Por i them që gruan e moshuar duhet ta fusë. Bisedoj me të. Ajo ka një faturë të lartë energjie, rreth 13 mijë lekë të reja, ndërkohë që në shtëpi jetojnë vetëm ajo dhe i shoqi, të dy pensionistë. “Nuk kam as kondicioner dhe reflektori më është prishur”, flet zonja me një dialekt shkodran. Më në fund futet por një vajzë 30 vjeçe që punon tek shërbimi i klientit të OSHE e pret me këmbët e para: “Po jo moj zonjë, ti nuk e ke kontratën me emrin tënd, nuk je Hysni P, ti. Është burri im, ndodhet në spital i shtruar se është sëmurë me zemër. Të lutem ma bëj apelimin për mbifaturim se nuk i kam harxhuar aq. Jo moj zonjë sill prokurë ose të vijë vetë Hysniu. Po është në spital moj vajzë, je në terezi, është im shoq. Ja kartat e identitetit dhe certefikata familjare. Jo jo punë që s’bëhet”, ja prêt nëpunësja, ndërsa 60 vjeçarja shpërthen në lot, por nga inati: ‘Mor a jeni njerëz ju xhanëm”, dhe ikën me vrik. Kthehet dhe meqë tashmë krijoi një farë muahabeti me mua më drejtohet: “Të lutem më thirr një taksi të iki në spital të marr burrin”. Jashtë shikoj një mikun tim që parkon makinën. i them problemin dhe pranon të shoqërojë zonjën. Ajo na mbyt me bekime. Paguaj faturën dhe ulem në lokalin tamam tek dera e zyrës së OSHE. Pas 30 minutash vjen Landi, shoku im me Hysniun e drobitur dhe Vjollcën që zbresin me vrap.(nëse mund të quhet i tillë nxitimi i dy të moshuarve të lodhur e stresuar). Hysniu është i paqethur me flokët e bardhë sipas modelit të Dritëro Agollit. Afrohet tëk dera, por roja i sigurisë flet prerë: “ruani radhën, a shef se ka njerëz që kanë ardhur që në orën 7. Po unë kam ardhur e para”, flet e irrituar Vjollca. Roja e kap për krahu duke ia shtrënguar me forcë: “Mos më bërtit mua se të nxjerr jashtë”. Debatin po e dëgjoja nga tavolina ngjitur e lokalit, kafen e kisha pirë dhe po thithja me inat cigaren. Çohem nga vendi, nxjerr kartën e gazetarit dhe i them menjëherë: “Zotëri, e para ajo është jashtë, e dyta, mos i bërtit se ajo është kliente e kompanisë dhe jo kliente e jotja apo e zotit Ndreu. E dyta, je i detyruar ta fusësh brenda se ishte në radhë dhe nëse nuk e bën është shpërdorim detyre dhe ka Kod Penal për këtë punë, përveç të tjerave. Roja nuk pipëtiu, por hapi derën dhe rrugën për Hysniun e Vjollcën që të bëjnë aplikimin për mbifaturim. Burrit i ofroi edhe një karrike, ndërsa gruan e moshuar e la në këmbë. Dikush i foli dhe shkoi dhe mori një karrike tjetër. Vjollca nuk e ktheu kokën. Vajza e shërbimit, hapi një dokument në kompjuter dhe foli: “Nuk kishe pse ta merrje zotërinë, ne thjesht u mërzitëm se na bërtite”. Vjollca shqeu sytë, çoi dorën e djathtë në flokët e shkurtëra, të thinjura tërësisht dhe ra si thes mbi karriken që kishte pranë, por e preku vetëm në cep dhe u shemb në tokë. i shoqi i tmerruar i thërriste: “Vjollca, Vjollca! Gruaja ishte nxirë tërësisht. Dikush erdhi me vrap nxori nga xhepi një karamele ja futi në gojë dhe bërtiti: Një koka kola shpejt se na vdiq!. Gruas i kishte rënë sheqeri dhe nuk kishte bërë insulinën. Një punonjëse e bankës ngjitur solli një kanaçe me çaj të ftohtë që ja dhanë Vjollcës me vrik. Pas pak, gruaja u përmend, u ngrit me vështirësi e skuqur e tëra dhe nisi të flasë me sytë e përqendruar tek një orë në mur: “Foli djali me Edi Ramën, ka thënë që qytetarët do të paguajnë vetëm ato që harxhojnë. Kurse ne pensionistët do të kompesohemi plotësisht. Dritat na i paguan qeveria. Hysniu mori frymë thellë, u kapërdi dhe qeshi pakëz: “Mos u mërzit se do t’i themi në mbledhje të organizatës”. Duke mu drejtuar mua që tashmë u miqësuam më foli si të më kishte një njeri të afërm: “u tremba shumë. Ajo nuk duhet ta lërë insulinën pa marrë se e ka diabetin në gradë të lartë. Më kujton dhe mua për ilaçet. Po i iku petlla nga fatura. Aman o burr ku kemi ne 130 mijë lekë. Un aq e kam pensionin”! U ngritën dalë ngadalë dhe më drejtohet sërish: “Hajde burr të pimë një kafe të marrim veten. Vjollca do të hajë një trileçe sot se kemi rast. Shpëtuam paq!…”.

(tesheshi.com)

auto pjese dak

Related posts