Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

KRIZA/ Një përgjigje e Ramës për Metën dhe detaji “i pathënë”: pse presidenti s’ka mbajtur maskë deri më sot?

Në gjithë krizën COVID në Shqipëri, që nga marsi e deri më sot, në kontekst politik, presidenti Meta s’është parë kurrë me maske, qoftë dhe simbolikisht, sa për mesazh. Ai, së paku deklarativisht, nuk është bashkuar njeriut me të cilin ndan shtratin – bashkëshortes së tij, në thirrjet rebeluese për të mos mbajtur maskë (qeveritare a shëndetësore, ende mbetet e pasqaruar), por veta ama, edhe me pse me aktivitete plot intensitet, brenda dhe jashtë presidencës, në asnjë rast nuk e ka vënë maskën në fytyrë.

Nga ana tjetër, ka shfaqur shqetësime konstante COVID, dukshëm të ngarkuara me valencë politike, në kuadër të luftës me mazhorancën.

Për një të fundit, në lidhje me një letër që i ka dërguar ministres Manastirlliu, Rama i përgjigjet, duke ia vënë në dukje për herë të parë që nuk mban kurrë maskë, e që këtë të fundit duhet ta vendosë dhe ai.

“Ilir, ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kujtojmë se muaj më parë, kur u paralajëruar hapja graduale nga karantina disajavore, por që karantina ishte ende aktive për pjesën më të madhe të shoqërisë, presidenti Meta nisi një tur shëtitjesh nëpër Shqipëri, gjë që u pa si një shkelje karantine nga ana e tij. Rama iu përgjigj shumë reagimeve duke e marrë në mbrojtje,  me arsyetimin se ia dikton pozicionin shtetëror. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts