728 x 90 Leaderboard

Një “Lilo Labe” e higjenës trupore: ja përse e humbi njërën këmbë Tanja nga Anglia

Depilimi i këmbëve për shumë gra është një mirëmbajtje rutinore e higjienës së përditshme. Megjithatë, përvoja e Tanja Czernozukow, 43 vjeçe, sugjeron që ato duhet të jenë shumë më të vëmendshme në këtë proces.

Pas një prerje të vogël gjatë depilimit, aty nga viti 2014, ajo pasi një infeksion të plagës dhe shfaqjen e një bakterie që në finale çoi në prerjen e këmbës.

Fillimisht nuk i kushtoj shumë vëmendje, duke e menduar prerjen diçka jo për të madhe, deri sa situata u bë mjaft serioze pasi plaga nisi të kthehet në një “vrimë të madhe” në këmbën e saj.

Për më shumë se një vit, mjekët u përpoqën që të ndalojnë infeksionib, që, përkundër përpjekjeve të shumta u përhap në këmbën e saj.

Këmba e saj u gangrenizua dhe Tanya iu nënshtruar prerjes së saj.

Për fat të mirë, heqja ia ndaloi infeksionin dhe Tanja i është kthyer jetës normale, por pa një këmbë.

Ngjashëm si Lili Labja tek “Malet me blerim mbuluar”, me ndryshimin se personazhi shqiptar nuk e pësoi nga brisku i depilimit por nga plumbi i armikut. /tesheshi.com/  

Related posts