Një lëng që ju vjen në ndihmë për të rënë në peshë

E ndërsa vera po vjen dhe të gjithë kanë si qëllim humbjen e kilogramëve të tepërt të fituar gjatë stinës së dimrit, çka i bën shumë mirë trupit dhe e lehtëson nga pesha e padëshiruar, shumë persona i drejtohen dietologëve apo palestrave, ku harxhojnë kalori të shumta për të marrë rezultatet e dëshiruara.

Ju mund të mos e dini se lëngu i domates është një produkt, që ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt. Lëngu nga domatja është burim i mirë i likopenit, antioksidues që pakëson rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Sipas një studimi të kryer në Tajvan ku morën pjesë femra të moshës 20 dhe 30 vjeçe, që për dy muaj rresht kishin konsumuar lëng të domateve dhe nuk e kishin ndërruar menynë ushqimore, kishin humbur 2.5 centimetra nga forma e tyre e belit. Ju kishte rënë edhe niveli i kolesterolit, madje për 10 për qind.

Studiuesit e universitetit mjekësor kinez në Tajvan theksojnë se lëngu do të mund të ishte faktor kyç në luftën kundër mbipeshës. /tesheshi.com/