728 x 90 Leaderboard

Një ditë para betejës për Demarkacionin: në pritje të Listës Serbe për të bërë votat…

Deputetët kosovarë të enjten do të vendosin përfundimisht lidhur me ratifikimin e Demarakacionit me Malin e Zi, marrëveshje kjo e mbetur pezull prej tre vitesh e cila trazoi jo pak skenën politike.

Të gjitha partite e mëdha, PDK, LDK, AAK, NISMA, AKR janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes, përjashtuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila vazhdon ta kundërshtojë, pasi thotë se marrëveshja ka mbetur e njëjta që ka qenë, pavarësisht bashkëngjitjes së marrëveshjes së nënshkruar tash së voni, ndërmjet dy presidentëve, Thaçi dhe Vojanovic.

Sytë te “Srpska”…

Ndërsa dihen të gjitha qëndrimet e partive shqiptare, ende mbetet i paqartë qëndrimii Listë Serbe, parti kjo e cila mungoi në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur të mërkurën ku u vendos që seanca për Demarkacionin të mbahet të enjten me fillim nga ora 11:00.

Zyrtarët e këtij subjekti politik nuk kanë dashur të flasin për atë se cili është qëndrimin eventual i deputetëve të Listës Serbe karshi Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

Meqenëse Lëvizja Vetëvendosje është kundër Demarkacionit, duke pamundësuar që të kalojë me votat e shumicës shqiptare, koalicioni qeverisës ka nevojë për votat e  Listës Serbe.

Duke qenë të pavarur nga politika kosovare dhe nga qeveria e Kosovës, ndërkombëtarët gjatë ditës kanë provuar t’i bindin deputetët serbë.

Shefja e BE-së, Natalia Apostolova ka takuar krerët e “Srpskas” por ajo nuk ka treguar nëse i ka bindur apo jo ata.

Veç Apostolovës, edhe ambasadori Greg Delawie është aktivizuar që në një mënyrë ose tjetrën t’i bind deputetët serbë për votat e tyre.

Ai në një postim në Twitter tha se liberalizimi i vizave, që arrihet me ratifikim të Demarkacionit, do jetë një e mirë për gjithë qytetërave të Kosovës, pa marrë parasysh etninë e tyre.

Gjatë ditës ndërkombëtarët kanë takuar edhe deputetë të LDK-së e PDK-s dhe partive tjera dhe kanë marrë “PO” për Demarkacionin.

“S’do të jetë seancë e lehtë”

Se seanca e nesërme e cila do fillon nga ora 11:00 nuk do të jetë e lehtë e ka pranuar edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.

 “E mira e së mirës do të ishte që Kosova të mos e kishte nënshkruar asnjëherë marrëveshjen e demarkacionit te vitit 2015, por ja që e ka nënshkruar. E mira e së mirës do të ishte që demarkacioni e liberalizimi te mos kushtëzoheshin njëra nga tjetra, por ja që janë lidhur”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Nitaj po ashtu ka paralajmëruar se kjo seancë nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Nga projektligji që do të nxirret nesër në Kuvend, pashe që një qeveri e përgjegjshme ka baze të mjaftueshme ligjore që ta korrektoje kufirin. Sigurisht se kjo nuk do të jete aspak e lehte, por është krejtësisht e realizueshme. Prandaj unë do ta votoj ketë ligj, sepse besoj se kjo është ‘e mira’ e vetme e mbetur”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, nevojiten dy të tretat e votave të tërësishme të deputetëve të Kuvendit, pra, 80 nga 120 sosh. /tesheshi.com/

Related posts