Auto Dak
Auto Dak

Nis ora zero: Porositen përgjuesit e parë për politikanët e gjyqtarët

Kryeprokurori Adriatik Lalla sapo ka tenderuar shumën prej 95 milionësh lekësh (të reja) për të blerë një numër pajisjesh përgjuese, që pritet të jenë në javën e ardhshme në duart e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë Speciale.

Sipas ligjit për Prokurorinë, është prokurori i përgjithshëm që merret me menaxhimin e organit të akuzës, pra, me zbatimin e kërkesave të prokurorive të rretheve dhe të asaj speciale.

Ndërkaq, do të jetë Prokuroria Speciale, apo Spak-u, që do të marrë në dorë të drejtën e përgjimit, natyrisht, së bashku me Gjykatat Antikorrupsion që duhet të vulosin me vendim të drejtën e përgjimit.

Të dy këto trupa do të kenë vetëm një objekt: politikanët dhe zyrtarët e lartë, si dhe gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. E gjithë kjo procedurë do të nisë paralel me vetingun.

70 milionë euro nuk janë ndonjë shifër e madhe, por jo edhe e vogël. Sipas një eksperti që pritet të bëhet pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shifra në fjalë do të shërbejë vetëm për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit kompjuterik dhe të serverave, pasi të gjitha pajisjet speciale të përgjimit do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e konkretisht, nga Byroja Federale e Hetimit.

Pjesë e kësaj është edhe ndihma zyrtare që SHBA-ja i jep Shqipërisë çdo vit, që nga 2014-ta. Çdo vit SHBA-ja jep tre milionë dollarë. Pajisjet e përgjimit do të jenë të sofistifikuara dhe që arrijnë të interceptojnë jo vetëm biseda telefonike apo WhatsApp, por ajo që është më e rëndësishme, bëhet fjalë për përgjues ambientalë të nivelit të lartë, që do të vendosen në lokale, hotele, në vende të tjera, ku pritet të përgjohen të dyshuarit për korrupsion.

Byroja e Hetimit do të ketë një degë të veçantë për përgjimin e njerëzve të drejtësisë dhe politikës.

Prokurorët dhe gjyqtarët do të jenë objekt përgjimi, por Byroja përcaktohet si një vend ku ekzekutohen të gjithë urdhrat për përgjim të kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dhe të urdhëruar nga gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të ushtruar detyra të tjera të parashikuara në ligj. Përpos njerëzve të drejtësisë, Byroja Kombëtare e Hetimit do të përgjojë për llogari të Prokurorisë së Posaçme ministra, deputetë dhe funksionarë të niveleve të larta. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts