Nga Champions League, në garat Rally: historia pasionante e “pilotit” Andre Villas Boas

“Dashuritë e mëdha nuk vdesin kurrë!”. Këtë e ka dëshmuar më së miri, ish-trajneri i Chelsea, Totenham, Portos e Zenitit, e Shangait (aktualisht), Andre Villas Boas.

Në ditëlindjen e tij të 40-të, trajnerin portugez e gjejmë në bordin e një makine për garat Rally.
Në fakt, pasioni i fshehur i trajnerit, që bëri bujë me taktikat e tij kur drejtonte Porton në moshën 33-vjecare duke fituar Europa League, i ka fillesat në adoleshencën e tij.

Që në moshë të njomë, Andre ndiqte me interes garat dhe kroset që zhvilloheshin në vendlindjen e tij. Por përkushtimi ndaj futbollit, si lojtar e për më tepër si trajner, bënë që ai të largohej nga motokrosi dhe t’i dedikohej futbollit.

Dhe pavarësisht të gjithave, pasioni i tij për të marrë pjesë në një garë Rally në formatin Dakar, mbeti i gjallë, ashtu siç kishte ndodhur me xhaxhanë e tij, Pedro Villas Boas, që mori pjesë në një garë të tillë, në vitin 1982.

Dhe shansi erdhi që në 40-vjetorin e lindjes së tij (në fakt i mbushi në 17 tetor), të mundësohej pjesëmarrja në edicionin e 40-të të edicionit të Dakar Motokros.

Kështu, portugezi prej kohësh stërvitet për të arritur një formë optimale pjesmarrjeje dhe tashmë është regjistruar për të marrë pjesë në garën e rradhës.

Villas Boas do të drejtojë një Toyota Xilux, ndërsa bashkëpilot i tij do të jetë një ish-pjesmarrës në garat Rally, bashkëkombasi Ruben Faria, që është aktualisht menaxher i skuadrës Husqvarna. /tesheshi.com/

Related posts