Auto Dak
Auto Dak

Nga Arbnor SADIKU: 50 arsye pse duhet votuar Vjosa Osmani

Pra, domosdoshmëria për udhëheqës në një shoqëri është e vazhdueshme, por kur e themi këtë, e kemi parasysh udhëheqësen e cila në kontekstin e Kosovës e ka vizionin për ç ‘kapjen e shtetit nga para-politika, dhe e ofron Kosovën me shpejtë drejtBashkimit Evropian, si dhe fillon zhvillimin dhe mirëqenien  ekonomike, të saj.

Para së gjithash duhet cituar z. F. Haman, i cili kishte thënë shumë vite më parë, se “Një shoqëri pa udhëheqës nuk është shoqëri fare, sepse kurdoherë dy apo më shumë njerëz krijojnë një shoqëri dhe rrojnë së bashku, ”.

Andaj, edhe ne bazuar në këtë, do të i pohojmë në vazhdim se cilat janë50 arsyet që  me  6 Tetor 2019, votuesit nga e gjithë Kosova duhet votuar Vjosa Osmanin dhe LDK-në :

  1. Vjosa është një grua e hekurt, dhe doktoruar në fushën e Drejtësisë në SHBA;
  2. Vjosa garanton qeverisje me duart të pastërta;
  3. Vjosa garanton ç ‘kapje të institucioneve të Drejtësisë nga strukturat para-politike të PDK-së;
  4. Vjosa garanton ç ‘kapje të Policisë, dhe AKI-së nga strukturat para-politike të PDK-së;
  5. Vjosa garanton punë të madhe rreth liberalizimit të vizave-dhe do i ndal pritjen e radhëve para ambasadave;
  6. Vjosa do rregulloj më shumë hapësira të reja dhe parqe publike;
  7. Vjosa do bëj të mundur funksionalizimin e Fondit për Sigurime Shëndetësore;
  8. Vjosa do të sigurojë studime cilësore në Universitetet publike, dhe private;
  9. Vjosa do të realizoj premtimin për realizimin e sigurimeve shëndetësore, për Kosovarët;
  10. Vjosa do të sigurojë të gjitha barnat e listës esenciale;
  11. Vjosa do të sigurojë vetëm 8 orë punë për punëtoret në sektorin privat;
  12. Vjosa nuk do lejoj ndërtime pa leje, dhe urbanizëm të egër;
  13. Vjosa do e bashkoj Mitrovicën, sepse ka vizion dhe dije për atë;
  14. Vjosa do e përfaqësoj Kosovën fuqishëm si kryeministre përball Serbisë, e jo si deri me tani;
  15. Vjosa do e bëj një mendfuçi-plotë ushtrinë e Kosovës, e jo pas 10 viteve;
  16. Vjosa do ndaloj me forcën e ligjit, të gjithë ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave;
  17. Vjosa do përkrah të gjithë artistët, dhe institucionet e kulturës, e jo si deri më tani;
  18. Vjosa garanton liri të lëvizjes, e jo depërtim të njerëzve nga Kosova me thes në kokë;
  19. Vjosa garanton politika fiskale në favor të bizneseve;
  20. Vjosa do japi subvencione për biznese të qytetarëve, jo të politikaneve;
  21. Vjosa garanton pavarësi të Prokurorisë e jo kërcenim si në rastin Blakaj;
  22. Vjosa garanton politika sociale në favor të moshuarave, dhe njerëzve tjerë në nevojë;
  23. Vjosa garanton anëtarësimin e Kosovës në Interpol;
  24. Vjosa garanton anëtarësim të Kosovës në UNESCO;
  25. Vjosa garanton ç ‘kapjen e RTK-së, nga SHIK-u dhe PDK-ja;
  26. Vjosa garanton se do e dërgoj Presidentin Thaçi në Gjykatën Kushtetuese për deklarata e tij, lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës;
  27. Vjosa garanton ndalimin e shpenzimit të parasë publike në mënyrë të pakontrolluar;
  28. Vjosa garanton punësim për të rinjtë, dhe jo largim nga Kosova;
  29. Vjosa do shtrëngoj masat, dhe dënoj me burg të gjithë prejsit e paligjshëm të pyjeve në Kosovë;
  30. Vjosa garanton rritje të eksportit deri në 30 %, e jo si deri më tani import 90 %;
  31. Vjosa garanton masa të ashpra në pasjen e një ajri sa më të pastërt;
  32. Vjosa garanton  diplomaci të pa politizuar, e jo si deri më tani;
  33. Vjosa garanton  luftë të ashpër ndaj korrupsionit në gjitha sferat e jetës;
  34. Vjosagaranton përkrahje për bizneset, e jo asfalt e tendera milionësh;
  35. Vjosa garanton miqësi me BE-në, dhe SHBA-në, e jo armiqësi me ta;
  36. Vjosa garanton Sovranitet të plotë dhe jo korrigjim të kufijve me Serbinë;
  37. Vjosa garanton njohje te reja, e jo tërheqje të tyre;
  38. Vjosa garanton sigurime për Policët,  e jo dërgim të tyre si mish për top në Veri të Kosovës;
  39. Vjosa garanton ndërtimin e Kosovës së re, e jo tym e ndotje për qytetarët e Obiliqit;
  40. Vjosa garanton ujë të pijes për të gjithë,  e jo si deri më tani;
  41. Vjosa garanton siguri për biznese, e jo plaçkitje të Bankave në pikë të ditës;
  42. Vjosa garanton liri të lëvizjes,  e jo taks në rrugën e Kombit;
  43. Vjosa garanton integrim e jo de integrim të pakicave në Kosovë;
  44. Vjosa garanton konsensus për çështjet kruaciale për shtetin, e jo discensues (mos pajtueshmëri);
  45. Vjosa garanton media të lira, e jo media të kapura nga regjimet, si deri më tani;
  46. Vjosa garanton barazi të gruas në përfaqësim dhe vendimmarrje, e jo si deri më tani;
  47. Vjosa garanton përfshirjen e Diasporës në investime në Kosovë,  e jo vënje haraqi ndaj tyre, si deri më tani;
  48. Vjosagaranton zhvillim të ekonomisë, e jo dhënie subvencionesh për sallone ondulomi;
  49. Vjosa garanton Borde profesionale, e jo rehatim familjarësh;
  50. Vjosa  do punoj dhe krijoj kushte për kultivimin e sportit dhe rekreacionit, e jo politizim të Federatave Sportive;

Ndaj, krejt ne fund s’mund të lëmë pa e cituar autorin e famshëm Allen, i cili thotë se “Idetë i kemi si Syzet”, dhe bazuar në këtë,  edhe ne lirisht mund të themi se ideja jonë më e mirë për ne si votues është që me datën 6 Tetor 2019, të gjithë së bashku pa reshtur fare, të votojmë për kryeministre të ardhshme të Kosovës, kandidaten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) së, Vjosa Osmanin, e cila ofron besim dhe qeverisje ku vota juaj ka vlerë .

 

 

 

auto pjese dak

Related posts