Negociatat, Berisha i krahason me epokën e tij: Ja shancet që ua lashë e nuk i shfrytëzuat

Çelja e negociatave drejt Bashkimit Europian, ashtu siç pritej ishte edhe në fokus të fjalimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në foltoren e parlamentit, këtë të enjte. Pasi ka komentuar mbi raportin e kancelares, Angela Merkel gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama pak ditë më parë, Berisha kritikon qeverinë aktuale se i kishte të gjitha shancet dhe mundësitë jo vetëm për çeljen e negociatave, por për të përparuar edhe më tej në këtë rrugëtim. Madje, sipas tij, qeveria e mëparshme e kishte lënë terrenin gati, por se Rama nuk diti t’i shfrytëzonte.

“Dramatikë është dështimi i tij i plotë për hapjen e negocitave. Lëndon në shpirt, në ëndërr, në vizion çdo qytetarë shqiptar. Gjatë këtyre tre viteve Shqipëria kishte çdo potencial për të përparuar dhe për të bërë progres në kapitujt e parë të negociatave, kishte çdo shanc dhe pretispozitë. Këto shance i shkelmoi me shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë Edi Rama. Nuk njohin interes tjetër përveç xhepave të tyre”, tha Berisha.

Ai ka renditur disa nga shkaqet që sipas tij po ndikojnë në çeljen e negociatave. “Shkaku më themelorë është varrosja e konsensusit nga Rama. Merkel ja tha në fytyrë se marrëdhëniet politike mes vendit dhe konsensusi do të ishin garancia absolute për hapjen e negociatave. Lexoni raportin, me votim të përbashkët, edhe dekriminalizimi nuk zbatohet. Krimi në vend është një tjetër shkak”, tha ai.

Për shkak të rendit janë disa vende anëtare të BE që nuk janë dakord. Krimi përben një shqetësim themelor, ka të bëjë me sigurinë e njeriut të civlizuar. Kanabisit përbën i treti shkak, apo zgjedhjet po ashtu”, u shpreh ish-kryeministri./tesheshi.com/