728 x 90 Leaderboard

Monumenti më i madh në botë fshihet pas një mali

Kur eksploruesi i dikurshëm spanjoll Hernan Cortéz pushtoi Meksikën e atëhershme, ushtria e tij ndërtoi një faltore në majë të një kodre në emër të pushtimit të tij.

Në fakt, ata mendonin se ishte një kodër pornë të vërtet qe një piramidë e madhe 450 metra e gjatë dhe 66 metra e gjerë.

Në kohën kur pushtuesit në fjalë mbërritën në Meksikë, piramida e njohur si Tlachihualtepetl (mal i ndërtuar nga njeriu), i kishte mbushur disa mijëra vjet.

Piramida u zbulua vetëm në vitin 1910 kur disa historianë shkuan të gërmonin. Kjo për arsye se piramida vërtetë ngjante më një mal pasi ishte ndërtuar nga tulla prej balte, të cilat, në bashkëveprim me lagështinë e vendit, bëheshin edhe një kopësht i përshtatshëm për bimët tropikale të stinës.

Me një bazë katër herë më të madhe se piramida e Gizës dhe dy herë më e madhe, piramida meksikane njihet edhe si monumenti më i madh që është ndërtuar ndonjë herë në të gjithë botën. /tesheshi.com/

Related posts